Një mjek italian ka humbur jetën pasi ishte prekur nga koronavirusi. Rasti në fjalë u raportua sot. Roberto Stella ndërroi jetë të martën në moshën 67-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital me probleme në frymëmarrje, pas diagnostikimit të tij me sëmundjen e rrezikshme në Como. Italia e ka kaluar shifrën e 1000 viktimave nga ky virus i rrezikshëm.
Mjeku 67-vjeçar punonte në një klinikë ambulatore në Busto Arsizio, në veriperëndim të Milanos. Ai dhe kolegu i tij u infektuan me koronavirusin e ri. Federata Kombëtare e Mjekëve dhe Praktikantëve të Përgjithshëm të Italisë lëshoi një deklaratë pas lajmit për vdekjen e Stelës, sipas CNN, duke thënë se ishte një “humbje e madhe”.
“Vdekja e Roberto Stella është një humbje e madhe për mjekësinë e përgjithshme dhe më gjerë. Ai përfaqësoi përkushtimin dhe aftësinë e sakrificës së mjekëve dhe vdekja e tij përfaqëson thirrjen e të gjithë kolegëve që nuk janë ende të pajisur me pajisje mbrojtëse personale”, thuhej në deklaratë.