MENU
klinika

Kur është seanca e radhës?

COVID-19/ Shtyhet gjyqi për kryetarin e opozitës

26.03.2020 - 10:14

Gjykata e Apelti nëTiranë ka vendosur të shtyjë seancën për kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristanit dhe financierit Ilir Dervishi për falsifikim formulari në lidhje me lobimin rus. Gjyqtarja Fatmira Hajdari vendosi të shtyjë seancën në datën 9 prill, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi bëhet me dije se i pranishëm në seancë ishte vetëm Arben Ristani, e ndërsa Basha dhe Dervishi përfaqësoheshin nga avokati.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi. Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord vendosi ta apelonte, e ndërsa sot Apeli i Tiranës vendosi ta shtynte seancën.