Delegacioni Europian në Shqipëri, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që në orën 20.00 të dalin nëpër ballkone dhe të duartrokasin për të gjithë ata që janë sot në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19.
“Të mbështesim ata që janë në vijën e parë të luftës”
Delegacioni Europian thirrje shqiptarëve: Në 20:00 dilni në ballkone…
30.03.2020 - 14:24
Sic bëhet me dije në njoftim, duartroktija e mbrëmjes së sotme do të shkojë për mjekët, infermierët, zjarrfikësit, policët dhe gjithë stafi që është në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.
“Ne duartrokasim me gjithë zemër duart tona sonte për profesionistët e kujdesit shëndetësor, studiuesit, zjarrfikëset, policët dhe të gjithë ata që janë atje duke luftuar kundër Covid19.
Bashkohuni me ne duke duartrokitur sonte në 20:00 dhe duke ndarë emoji në komentet më poshtë”, thuhet në postimin e Delegacionit të BE në Shqipëri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Italiania rrëfehet nga Durrësi
“Babai më ndërroi jetë, por nuk kthehem dot prej Koronavirusit”
Planet për të qëndruar në pushtet deri në 2036
“Dorëzohet” Putini, shtyn votimin për shkak të koronavirusit
Studim i frikshëm nga Irani/ 3 fazat