MENU
klinika

Portieri shqiptar në merkato

Dy klube gjigante angleze duan Strakoshën

15.03.2020 - 16:35

Thomas Strakosha u lakua edhe verën e kaluar për t’u transferuar në Premier League. Ai është një nga portierët më të mirë të Serie A dhe nuk shihet aspak si çudi që drejt tij të vijnë oferta. Javët e fundit për të janë interesuar dy gjigantë të futbollit anglez.

Tottenham dhe Leicester City kanë shfaqur interes për të dhe janë në garë me njëra-tjetrën për të dërguar ofertën më të mirë në drejtim të Lotitos e Tares. Këta të fundit nga ana e tyre po punojnë për të rinovuar kontratën me portierin, teksa ajo aktuale përfundon në vitin 2022.

Më pas Tare do të jetë gati të nisë të shqyrtojë ofertat, që do të vijnë në drejtim të tij për yllin e katërkëndëshit të kombëtares sonë. Paga aktuale e tij është 1 milion euro në vit dhe Lazio është gati ta dyfishojë atë shifër.

Vlera në merkato e Strakoshës është 25 milionë euro, por Lazio me siguri që do të kërkojë më shumë. Hugo Lloris është në ditët e tij të fundit te Tottenham dhe Strakosha do të ishte zëvendësuesi ideal i tij. Ndërkohë te Leicester ai do të kishte mundësi të luante në Champions League, një fat që ja jep edhe Lazio.