Dy raste të reja me COVID-19 janë shfaqur sërish në qytetin e Korçës, duke e çuar në 14 numrin në total të të prekurve. Ky fakt u bë publike dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, gazetarja Lorena Kodra ka zbuluar për ‘BalkanWeb’ detaje në lidhje me këto dy raste të reja. Burimet thanë se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh rreth moshës 70 vjeç.
Mësohet se aktualisht gruaja ndodhet në gjendje të stabilizuar në banesën e saj, ndërsa bashkëshorti është shtruar në spitalin Infektiv, pasi gjendja e tij paraqitet më e renduar.
Ajo që mbetet mister është infektimi i tyre pasi çifti i të moshuarve deklaruan se nuk kanë patur kontakte me 12 rastet e para apo histori udhëtimi. Pritet që në ditët në vijim të kryen teste edhe për familjaret e çiftit.