MENU
klinika

Shpëtim Nazarko

Kryeministër, është më mirë të dëgjosh Majkëllin…

16.03.2020 - 16:16

Pothuajse përditë, ka lajme për aksh shtet, a klinikë në botë, që i janë afruar apo gjetur, vaksinën kundër Covid-19. Pastaj, lajmet treten në morinë e rrëmujës dhe gjithçka e mbërthen paniku i zakonshëm, apo urdhrat e qeverive, që janë shndërruar si buletine ditore lufte.

Në lajmet për gjetjen e vaksinës, më shumë përshtypje të bën gjermani i pasur, i një firme në Gjermani, që i ktheu një përgjigje të thatë, Presidentit Tramp.

Nuk ta shes firmën ty, që ta mbash ekskluzivitetin për Amerikën. I duhet shpërndarë në mënyrë të barabartë, të gjithëve. Nuk është e vështirë të kuptohet, se përgjigja e gjermanit mban vulën e aksiomës që karakterizon këtë vend, që ndryshe nga Amerika, “Baba” quan shtetin, të cilit i bindet me përunjësi.

Mund të shtoja nga vetja, defektin e Amerikës që, si Perandori në rastet e mira, i ngjan Romës së Lashtë. E cila në rastet e lavdisë së saj, i kishte perandorët jo biznesmenë, por jurist e filozof. Apo ndryshe, të penës dhe shpatës. Ndoshta dhe Amerika, bën mirë ta kuptojë këtë filozofi…

Po le të kthehemi në temë.

Në rregullat e vendosuara të këtyre ditëve, filozofitë që i mbajnë shtetet apo shefat e tyre në këmbë, janë të ndryshme. Bëjnë përshtypje anglezët, që e kanë lënë të “shëtisë“ koronavirusin si të ketë qejf, pa ndërmarrë ndonjë masë serioze ndaj tij.

Thuhet se këshilltari kryesor i qeverisë angleze, e sugjeroi këtë masë që të forcojë imunitetin për seancën e dytë të sëmundjes, e cila mund të vijë vitin e ardhshëm, apo më mirë, dimrin e ardhshëm. Në analizë mund të thuash, se rekomandimi, më tepër është i lidhur me atë që po vjen, pasi pandemia të shkojë drejt fundit. Ekonomia angleze, mund të pësojë dëme të atilla, efektet e të cilave, mund të jenë më të rënda se vetë sëmundja. Po këtu, jemi në fushën e opinionit dhe jo analizës…

Të njëjtën gjë, mund ta thuash edhe për Japoninë, që luan afërsisht sipas modelit anglez. Ekonomia e saj, që lëviz më shpejt se të gjithë në disa sektorë, po u paralizua nga moslëvizja, paguan shumë më tepër se të tjerët. Po prapë, jemi në fushën e opinionit sesa të analizës…

Rama, që ka filluar të komunikojë me urdhëresa ditore, duket sikur improvizon. Po a është kështu, realisht? Besoj që ndryshe nga ne shumica, se ai është në kontakt me të gjitha informacionet brenda dhe jashtë, lidhur me metodën që duhet ndjekur.

Kritikët mund t’i thonë me të drejtë, që urdhrat e Ramës, janë të lidhura me mundësitë e kufizuara që ka vendi, për të përballuar rrëmujën që krijohet nga shtimi i rasteve. Nuk është çudi të jetë dhe kështu, referuar Italisë, që e gjendur në këtë situatë, megjithëse shumë më përpara nesh, u kolapsua. Po sa ka të drejtë…

Po përsëri jemi në fushën e opinioneve. Për të kuptuar se, sa e drejtë apo jo e tillë është filozofia e Ramës, është më mirë të vështrojmë ata që janë më ustallarë në fushën e analizës, që është shkalla e detyrueshme para se të ngjitesh tek ajo e opinionit. Në të kundërt, ky i fundit bëhet po të perifrazojmë Aristotelin, armë e sharlatanëve, apo e llafazanëve pa vlerë.

Më i mençuri nga të gjithë, në rrëmujën e fakteve, gënjeshtrave dhe opinioneve të këtyre ditëve, më duket Profesori izraelit, Majkëll Levit.

Nobelisti i vitit 2013, megjithëse jo i specializuar në fushën që po diskutohet, u bë i famshëm veçanërisht në Kinë. Çfarë bëri realisht, profesori?

Ai studioi thjesht, kurbën e ngritjes së epidemisë në këtë vend. Fillimin, pikun dhe uljen e rasteve. Analiza e një kurbe të tillë, e ndihmoi të parashikojë me një saktësi  të madhe, kur “loja” shkon drejt fundit.

kolana e librave

Pse, analiza e profesorit, është më e mençura nga e të gjithëve?

Qeveritë dhe jo vetëm e jona, që në përgjithësi kopjon të tjerët, i referohen një kurbe që thekson në realitet, se kur kapacitetet e një vendi fillojnë e bëhen të pamjaftueshme për të përballuar epideminë. Prej kësaj kurbe, del mësimi sesi të menaxhosh sjelljen e qytetarëve dhe të qeverisë. Një gjë e tillë, mund të quhet racionimi i forcave, por jo dhe aq shumë i të kuptuarit real të gjendjes…

Kurba e profesorit izraelit është më logjike. Ai studion thuajse nga e kundërta, fenomenin. Ai analizon zhvillimin, kurbën e pikut dhe pastaj, rënien e sëmundjes.

Pikërisht kjo teknikë e zhvilluar mbi fenomenin e ndodhur në Kinë, e lejoi të parashikojë me saktësi, se kur loja e rrezikshme i afrohet fundit. Profesori e bëri thuajse me precizion të mahnitshëm, analizën mbi kurbën e zhvillimit të sëmundjes, pikun dhe rënien. Ai theksoi se, në fund të marsit, në Kinë, loja shkon drejt fundit dhe koha po i jep të drejtë.

Në pamjen e parë të analizës, mund të thuash se ajo të bën të qartë, se koha e ekzistencës së virusit është e kufizuar.

Po analiza të thekson nga ana tjetër, se nëse nuk izolon atë që është virusi, ai vazhdon të lindë diku tjetër, apo ndryshe, transferohet diku tjetër duke zhvilluar ciklin e tij jetësor.

Mund të thuash, se konkluzioni i parë i profesorit, kërkon detyrimisht izolimin e një armiku, që gjithsesi ka një potencial të kufizuar, nëse zhvillohet brenda një terreni. Në këtë terren, masat posa që ende nuk ke vaksinë, bëjnë efekt, por jo aq sa mendohet.

Përfundimi kryesor, duket sikur lidhet pra, vetëm me izolimin në vendin ku është dhe moslejimin e lindjes në vend tjetër. Kjo, sa të jetë e mundur dhe referuar mënyrës së shpejtë të shumëzimit të tij.

Përmbledhur, çfarë mund të kuptoj nga analiza e Profesorit Majkëll Levit është e thjeshtë.

Megjithëse virusi, ka një shumëzim të frikshëm në krahasim me gripin e çdo lloji, ai ka kohë jo shumë të gjatë jetese.

Pikërisht kjo tezë e thjeshtë, po e rëndësishme e tij, shpie në metodat e mbrojtjes, që duken më efektivet në kushtet e mungesës së vaksinës.

Ndaj me mendjen time, nga të gjitha analizat e bëra deri më sot, analiza e Profesor Majkëll Levitit, është më e qarta dhe më e sakta.

Kur dëgjoj se, në Italinë e Veriut kërkojnë t’ia mbathin në Italinë e Jugut, apo se në Tiranë duan të zënë Korçën, besoj se janë duke mos dëgjuar këshillën e analizën e tij, që për mua, është më e mençura nga të gjitha analizat.

Duke e mbyllur, mund të thuash se të kuptosh Majkëll Levititin, do të thotë që të kuptosh evolucionin e sëmundjes në kohë dhe pastaj, hapësirë. Dhe kjo, do të thotë të dish me precizion, kur armiku ka filluar betejën me vendin tënd. Ky konkluzion duket, për mua, më i rëndësishëm, apo po kaq i rëndësishëm, sesa masat e marra, sado të mençura e të mira janë ato. Kjo, sepse në thelb, vlera e masave është e lidhur me jetëgjatësinë e virusit, kohën dhe origjinën nga ku ai vjen.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

"Bloomberg"/ Raporti i inteligjencës amerikane

Ç’ka fshehur Kina në këtë pandemi?

Pikat e forta die të dobëta të tij

COVID-19 nuk vritet, por kalbet vetë!

"Çdo gabim apo mos vëmendje paguhet vërtet rëndë”

Mjekja shqiptare në spitalin italian rrëfen për “Uniformën e Vetëvrasjes”

Gjithçka që ende nuk dimë për koronavirusin

A do ketë valë të dytë dhe a bëhemi imunë pasi infektohemi?

A duhet të bëjë teste për COVID-19 privati?

A ka vlerë testi i gjakut për koronavirusin?