MENU
klinika

Bayern Munchen-Dinamo Zagreb

Dy shqiptarë shënojnë në UEFA Youth League

04.03.2020 - 16:33

Golat e shumtë të shqiptarëve në Europë këto ditët e fundit u janë shtuar edhe dy sot. Bayern Muchen dhe Dinamo Zagreb u ndeshën në fazën e 1/8-ave të UEFA Youth League, që përfundoi në kohën e rregullt 2-2, ndërsa me penallti fituan kroatët.

Dy gola u shënuan nga shqiptarë. Fillimisht ishte Bernard Karrica, i cili luan për Kombëtaren tonë U-19. Djaloshi i lindur në Gjilan shënoi në minutën e 29-të golin e dytë për Dinamon e tij, duke ndëshkuar vendasit me një goditje me kokë.

Bayern ngushtoi diferencën me një emër të njohur si Leon Dajaku, i cili ende nuk ka vendosur se kë Kombëtare do të përfaqësojë. Shqiptari shënoi një gol të bukur pas një pasimi që mori nga goditja e këndit.

Në pjesën e dytë në lojë për Bayern Munchen futet edhe një tjetër shqiptar, Marvin Çuni, pjesëtar i ekipit kombëtar U-19. Ndërsa Dajaku ndëshkohet me karton të verdhë. Karrica zëvendësohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN