MENU
klinika

Bundesliga, Java 18

Bayern “turpëron” Klinsmann, merr vendin e dytë

19.01.2020 - 17:22

Bayern Munchen e ka nisur në mënyrën e duhur vitin, duke mposhtur 4-0 Hertha Berlin në fushën e kësaj të fundit, që drejtohet tashmë nga trajneri Jurgen Klinsmann.

Kampionët ishin konfuzë në pjesën e parë, shumë gabime para zonës kundërshtare dhe për pasojë, pak gjuajtje në drejtim të portës. Pjesa e parë përfundon pa gola.

Edhe fillimi i së dytës është pak i ngathët për Bayern. Megjithatë, më pas vijnë 3 gola. Muller shënon në minutën e 60-të, ndërsa pak më vonë i anulohet një gol Lewandowskit.

Megjithatë, polaku gjen rrugën e rrjetës me penallti në 73’. Goli i 20-të i Lewandowskit këtë sezon në Bundesliga. Vetëm 2 minuta më pas Alcantara con shifrat në 0-3. Pastaj ndeshja nuk ka shumë histori…

Në minutën e 79-të në fushë hyri edhe 18-vjecari shqiptar Leon Dajaku. Bayern kompleton pokerin e golave në 84’ me anë të Perisic, pas asistit të Muller.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN