MENU
klinika

NBA

Ekipet kaliforniane dominojnë në Perëndim

04.03.2020 - 12:53

Los Angeles Lakers konfirmon se humbja me Memphis Grizzlies ishte një rastësi. Kalifornianët marrin një fitore të lehtë në takimin e radhës në NBA, duke mundur 120-107 Philadelphia 76-ers.

Ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e parë, ku Robinson realizoi 25 pikë, ndërsa në pjesën e dytë vjen përmbysja e kalifornianëve, me Davis që shënon 37 pikë e 13 rebound dhe James 22 pikë e 14 asist. Me këtë sukses, Lakers duken të paarritshëm në krye të Konferencës së Perëndimit.

Surprizë fitorja e nënkampionëve të NBA, Golden State Warriors, që mundi 116-100 Denver Nuggets jashtë fushe. Wiggins dhe Paschall realizuan nga 22 pikët për Warriors, ndërsa për Denver mungoi lojtari lider. Gjithsesi, Warriors mbeten në fundin e renditjes në Perëndim, ndërsa Nuggets në vendin e tretë.

Nuk zhgënjen ekipi i Los Angeles Clippers, që mundi 109-94 Oklahoma City Thunder, ndeshje ku u dallua Leonard me 25 pikë. Clippers merr vendin e dytë dhe tashmë në Konferencën e Perëndimit kemi dy skuadrat kaliforniane në krye.

Kampionët në fuqi të Toronto Raptors mundën 123-114 Phoenix Suns, ndeshje që u vendos në minutat e fundit në favor të ekipit kanadez. Siakam me 33 pikë, Lowry me 28 e Powell me 26 bënë diferencën për Raptors, që qëndrojnë në ekipet elite në Lindje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN