MENU
klinika

NBA

Bucks dhe Rockets bien pas 6 fitoreve radhazi

03.03.2020 - 11:46

Pas 6 fitoreve radhazi, Miami Heat surprizon kryesuesit e Milwaukee Bucks në Konferencën e Lindjes në NBA, duke fituar 105-89. Ishte humbja më e thellë e skuadrës së Bucks këtë sezon. Lojë e mirë kolektive e Miami, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që 47 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

Një ndeshje e dobët për Antetokounmpo, me 13 pikë e 15 rebound, duke mos dhënë atë që pritej, asshtu siç jemi mësuar të shohim yllin e NBA. Megjithatë, kjo nuk ndikon për Milwaukee Bucks, që ruajnë kreun dhe kanë siguruar play-off.

Në sekondat e fundit humbet edhe një skuaddër tjetër pretendente si Houston Rockets, që u mposht 125-123 nga New York. Ndeshje e dominuar nga vendasit, që u shkëputën deri në 20 pikë, ku Barrett me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërkohë që 59 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Në krahun tjetër, Harden e Westbrook realizuan 59 pikë së bashku, por që mbetën për statistikë. Edhe Houston Rockets pëson humbje pas 6 fitore radhazi, duke humbur mundësinë të kapë vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit.

Fiton edhe ekipi i Indiana Pacers, që mundi 116-111 San Antonio Spurs, ndeshje me rivalitet dhe emocione në fund. Brogdon me 26 pikë e Warren me 23 bënë diferencën për Pacers në këtë sfidë. Ndërsa skuadra e Utah Jazz, falë 28 pikëve të Bogdanovic mundi 126-113 Cleveland.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin