Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar kundër një epidemie globale gati një vit përpara shpërthimit vdekjeprurës të koronavirusit, shkroi të dielën kolumnisti turk Ahmet Tan.
Asnjë nga udhëheqësit botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, nuk kishte shqiptuar një fjalë të vetme në lidhje me çdo lloj shpërthimi viral, por një memorandum presidencial 11.5 muaj para pandemisë COVID-19, i botuar në 12 Prill 2019, tregoi për shfaqjen e një “lloji të ri të gripit” lehtësisht të transmetueshëm, shkroi Tan.
“Do të merren të gjitha masat paraprake për të siguruar që nuk ka pengesa gjatë kësaj periudhe pandemike,” thuhet në memorandum, duke shtuar se një plan, i quajtur “Plani Kombëtar i Përgatitjes së Gripit Pandemik”, do të koordinohet me Ministrinë e Shëndetësisë për të ofruar shërbime efikase për të gjitha institucionet publike.
Koronavirusi, i quajtur COVID-19, shpërtheu në Wuhan, Kinë, në nëntor 2019 dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë botën brenda disa muajsh.
Më 11 Mars, Organizata Botërore e Shëndetit e konsideroi një pandemi, që që nga ajo kohë ka marrë jetën e mbi 13.400 njerezve në të gjithë botën.
Turqia ishte ekonomia e fundit e madhe që raportoi një shpërthim, duke konfirmuar pacientin e saj të parë me COVID-19 në 11 Mars. Numri i rasteve që nga atëherë ka shkuar në 947 dhe 21 njerëz kanë vdekur nga virusi, sipas statistikave të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga Ahval/ konica.al