MENU
klinika

Njerëz, pandemia do ftohtësi!

Është koha të bëhemi paksa… “suedezë”

30.03.2020 - 13:03

          Suedia, ndoshta përbën rastin më të veçantë në botë, me sjelljen ndaj pandemisë. Ndërsa njerëzit në gjithë botën e kanë të vështirë të qëndrojnë nëpër shtëpi në periudhë karantine nga koronavirusi, suedezët ngjan se e kanë mënyrë jetese qëndrimin në apartament./Konica.al                  

Kështu, suedezja 21-vjeçare Cajsa Uiiking, shprehet se nuk e ka aspak të vështirë të rrijë e vetme në apartamentin e saj, pasi shprehet se është mësuar të jetojë kështu.

“Në krahasim me kulturat e tjera, ne jemi shumë të mirë për të qëndruar në shtëpi. Kjo, sepse nuk jemi shumë socialë. Kjo na e lehtëson barrën. Unë po merrem me punë shtëpie, rregulloj dollapin, por edhe kam lexuar më shumë, që kur jam mbyllur në shtëpi”, – thotë ajo.

Në Suedi, më shumë se gjysma e shtëpive ka vetëm 1 banor. Shifrat e Eurostatit, vënë në dukje se shteti suedez ka përqindjen më të lartë të banesave në Europë, me 1 njeri të vetëm. Mosha mesatare kur suedezët shkëputen nga prindërit është 19 vjeç, ndryshe nga mesatarja në BE, që është 26 vjeç.

Sikur shprehen specialistët, model që në këtë rast favorizon mospërhapjen e shpejtë të virusit, ndryshe nga vendet e tjera në BE, ku jetohet me më shumë pjesëtarë, apo ka familje të mëdha.

“Nëse jeni disa breza në një shtëpi, sigurisht që do të ketë një përhapje të shpejtë,” – thotë Björn Olsen, profesor për sëmundjeve infektive pranë universitetit “Uppsala”. “Në Stokholm apo qytetet e mëdha suedeze ka më shumë beqarë, çfarë ndikon në ngadalësimin e ritmit të përhapjes.”

Suedezët kanë mënyrë jetese të përshtatshme në kohë koronavirusi edhe kur dalin nga shtëpia. Ata nuk afrohen me njerëzit aq kollaj, nuk hyjnë lehtë as në biseda me njerëzit që i rrethojnë. “Për sa i takon hapësirës sociale, suedezët e kanë në kulturën e tyre, të kenë të tilla distanca”, – thotë Lola Akinmade Åkerström, një autore e kulturës suedeze. Suedezët janë mësuar gjithashtu, të “rrinë në shtëpi edhe kur iu dhemb fare pak koka”, – shton ajo.

Ndërkohë, Suedia njihet si shtet mjaft social, ku të sëmurëve u ofrohet përparësi dhe komoditet në punë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rregullat e infektimit” - matematika e epidemisë

“Nëse keni parë një pandemi … keni parë një pandemi”