Vepra e autorit Howard Barker, vjen si mesazhi i veshur me emocione nga më të fortat: sesi rrethet e pushtetit kanë përdorur artin, për të bindur masat që luftrat janë të nevojshme./Konica.al
Jemi në Italinë e vitit 1571. Venecia ka arritur një fitore të madhe në betejën e Lepantos kundër osmanëve. Artistja Galaksia është përzgjedhur për të portretizuar këtë triumf; por ajo mbush një tablo të stërmadhe me dhunë, vuajtje dhe vdekje. Një betejë tjetër duket se po nis mes artistes dhe shtetit…me piktoren Galaksia. Por, ajo është e palëkundur përballë këtij rreziku…
Një grua është përzgjedhur për të përkujtuar fitoren e betejës detare të Lepantos, fitoren e lidhjes së shenjtë ndaj turqve. Por, Galaksia, duke injoruar gjithë udhëzimet e pushtetarëve dhe këshillat e të dashurve të saj, pasqyron në pikturë ‘të vërtetën e luftës’: dhunën, gjakun e derdhur rrëke dhe vuajtjet… Për disa, një grua e shthurur, e marrë, egoiste… Galaksia është pa dyshim, piktorja më e mirë që ka një qytet si Venecia. Ajo është pajtuar të pikturojë betejën e Lepantos, nga Doxhi. Një detyrë e rrezikshme kjo, për këdo që nuk i imponohet ‘axhendës’ së tij politike…
Një betejë sapo ka mbaruar mes Venecies dhe perandorisë osmane, me fitoren vendimtare të republikës detare. Por beteja që mbaroi, për gruan piktore duket se sapo ka nisur. Ajo e gjen veten në një betejën e parimeve mes saj dhe Doxhit, sundimtari i Venecies… Galaksia me karakterin dhe shpirtin e një artisteje u gjend në udhëkryqin më të rrezikshëm në jetë: nënshtrim apo kryengritje? Galaksia, në këto rrethana e gjen veten përballë presionit të vullnetit të Doxhit dhe atij të kishës, për pasqyruar betejën e Lepantos si triumf ose në të kundërt, ajo rrezikon gjithçka nëse i mbetet besnike artit të saj…
Doxhi dhe kardinali kërkojnë një pikturë madhështore, për të përkujtuar triumfin mbi turqit në betejën e Lepantos. Ata kanë pajtuar piktoren e talenuar galak. por a do t’i përkulet ajo vullnetit të tyre, duke hequr dorë nga parimet e saj?
Të gjitha këto pikëpyetje dhe hamendësime, Galaksia, gruaja që vjen nën interpretimin mjeshtëror të aktores Olta Daku, i shuan njëra pas tjetrës. Nga njëra skenë në tjetrën, kasti i aktorëve, si: Igli Zarka, Neritan Liçaj, Bujar Asqeriu, Raimonda Bulku etj., sjellin për publikun, zgjidhjen e një dileme mirëfilli aktuale: dyjëzimin mes realitetit aktual dhe atij politik./Konica.al
A mundet të jetë populli sovrani?.. Po arti?!