MENU
klinika

Procesi nuk ka ndalur tregtarët

Familja e infektuar me COVID 19 në Vlorë/ Nis dezinfektimi i zonës

23.03.2020 - 09:34

Një ditë pas raportimit të katër rasteve me COVID 19 në Vlorë, ka nisur dezinfektimi i zonës ku ata banojnë, ngjitur me Postën Shqiptare në qendër të qytetit.

Mësohet se kryefamiljari 69 vjeçar, që dyshohet se është i infektuar ka punuar si shitës ambulant në zonën e njohur si ish-Kapelja. Ai shiste shishqebap të pjekur në zgarë, qofte etj.

Raportohet se ai ka vijuar punën normalisht deri para një jave dhe kjo ka ngjallur frikë te banorët e pallatit ku familja jetonte si dhe te tregtarët. Po kështu edhe shtëpinë e kishte pranë tregut më të madh në qytet dhe gjatë kësaj kohe dyshohet se ka vijuar punën rregullisht. Edhe djali i tij 24 vjeç nga informacionet thuhet se ka vijuar lëvizjet normalisht.

Megjithëse e gjithë zona po dezinfektohet gjatë mëngjesit të sotëm, disa tregtarë kanë dalë edhe sot për të shitur shumë pranë tyre. Familja me katër anëtarë në Vlorë të dyshuar si të infektuar me koronavirus u transportuan mbrëmë me autoambulancë drejt Tiranës.

Djali i ardhur nga Italia në datën 8 mars, ka infektuar gjyshen, babain, nënën dhe vëllain. Burimet bëjnë të ditur se djali i familjes ka ardhur nga Bergamo, më pas ka ikur në Gjermani në datën 20 mars.Personat e infektuar janë të moshës 77 ,69, 50 dhe 24 vjec.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rastet e dyshuara merren me mjet të posaçëm"

Trageti në Vlorë, pasagjerët: Nuk na kontrolloi askush!


“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë

Turistët zgjedhin Vlorën për të pushuar

“Klima dhe çmimet e lira”, plazh edhe në nëntor

Plan për zgjerimin e tokës ku do ndërtohet

“Etje” për apartamente në Vlorë