MENU
klinika

Patatet, mollët e qepët mbeten stok

Fermerët e Korçës ankohen për mungesën e tregut

01.03.2020 - 13:14

Tonelata patate, qepë e mollë ka mbetur stok e po kalbet në magazinat e fermerëve të Korçës. Ata thonë se ky është ndër vitet më të vështirë për shitje, ndërsa janë të alarmuar se minishengeni Ballkanik do të ngrejë traun e doganës për produktet e vendeve të rajonit që do ti çojnë në faliment.

Tonelata prodhimi bujqësore dhe mollë kanë mbetur të pa shitura dhe po kalben në magazinat e fermerëve të Qarkut të Korçës. “Kemi gjendje 15 mijë kuintal patate, janë të gjitha magazinat plot dhe nuk ka tërheqje. Situata shumë e vështirë për ne, mjerë bujqit dhe fermerët”

Shkak sipas tyre është mungesa e tregut dhe konkurrenca sipas tyre e pandershme, ndërsa janë të alarmuar nga ideja e projekti i Minishengenit mund tu hapë dyert produkteve nga vendet e rajonit ku fermerët subvencionohen më shumë nga qeveritë.

kolana e librave

“Nëse me minishengenin do bëhet një tregti e lirë dhe pa dogana, atëherë rrethi i Korçës është i mbaruar. Ne duhet të marrim çantat në kurriz dhe të vemë refugjatë në Serbi.”

Për kultivuesit e patates është ndër vitet më të vështira, ndaj kërkojnë reagimin e shtetit pasi thonë se po falimentojnë. Të njëjtin hall kanë edhe prodhuesit e mollës. Fermerët thonë se janë duke u përballur me vështirësi të mëdha dhe një situatë e tillë bën që edhe malli të shkoj dëm ose të përfundojë në kanal.