Krerët e Komisionit Europian kanë hapur negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Ndonëse ky është një vendim pa asnjë rëndësi juridike, është e rëndësishme pesha e tij politike, veçanërisht në kushte kur BE-ja përballet me një nga krizat më të mëdha në histori, pandeminë e Covid-19.
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të BE-së, në përfundimet e tyre të miratuara pas ditës së parë të samitit, unanimisht i miratuan përfundimet e ministrave të tyre të jashtëm dhe evropian. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociatat e aderimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Vendet evropiane dhe institucionet e BE-së gjithashtu kanë rënë dakord në javët e fundit që rregullat e buxhetit duhet të bëhen më fleksibile në mënyrë që vendet të mund të përballojnë në mënyrë efektive pasojat ekonomike dhe sociale nga masat e izolimit. Kryetari i Këshillit Evropian, Çarls Mishel pranoi se debatet në nivelin e liderëve kanë qenë të tensionuara, por edhe cilësore dhe se është hapur rruga e institucioneve të BE-së që në periudhën e ardhshme të arrijnë konsensus më të gjerë.