MENU
klinika

Gara e Australisë

Formula 1 nuk ndalet, Hamilton: Komandojnë paratë!

12.03.2020 - 13:01

Të gjitha kompeticionet e mëdha sportive kombëtare dhe ndërkombëtare po pezullohen ose po shtyhen një e nga një nga përhapja e Koronavirusit, përveç Formula 1. Gara e parë do të zhvillohet në Melbourne të Australisë më 15 mars dhe drejtuesit nuk ka ndërprerë asgjë.

Por është Leëis Hamilton që ka ngritur zërin. I pranishëm në konferencën e shtypit, 6 herë kampioni i botës doli me akuza karshi drejtuesve të Formula 1, duke u shprehur i shqetësuar për jetën e tij dhe të gjithë atyre që merren me këtë sport, duke parë përhapjen e shpejtë të coronavirus.

“Është gjithnjë e bukur të garosh, por habitem nga fakti që jemi të gjithë këtu në këtë dhomë e flasim. E gjithë bota po reagon ndaj coronavirus. Presidenti Trump mbylli kujtë e Amerikës për Europën, NBA u ndal, ndërsa Formula 1 vazhdon të ecë përpara. Këtu komandojnë paratë” – u shpreh Hamilton.

Të premten zhvillohen provat, të shtunën gara për pole-position dhe të dielën starton gara e parë e sezonit. Duket se Formula 1, me shpejtësinë e saj marramendëse, nuk ndalet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një lojtar i Utah Jazz del pozitiv

Ndalet basketbolli, pezullohet Euroleague dhe NBA