MENU
klinika

Pamje të pabesueshme!

Foto/ Koronavirusi kthen në “fantazmë” Milanon

17.03.2020 - 19:41

Italia vijon të jetë e gjunjëzuar nga koronavirusi, teksa numri i viktimave në ditë ka arritur në shifra rekord, deri në më shumë se 300, ndërsa që nga shpërthimi i virusit janë shënuar mbi 2 mijë viktima.

Zona më e prekur me koronavirus është Lombardia, ku bën pjesë edhe një ndër qytetet më të zhvilluara dhe më të populluara, Milano. Si një ndër kryqendrat e turizmit, Milano prej javësh qëndron në karantinë, për shkak të përhapjes së tmerrshme të virusit në këtë vend.

Rrugët janë tashmë të shkretuara dhe një heshtje plot dhimbje, që ka pllakosur në çdo cep.

Nga të dhënat më të funditr të autoriteteve italiane, numri i viktimave ka shkuar në 2503, ndëra numri i të infektuarve në mbi 31 mijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


COVIZ-19 "paralizon" qytetet

CNBC/ Zbrazen marketet në Itali

Izolohen 11 komuna, 50 mijë persona në karantinë

Koronavirusi, shkon në 132 numri i të infektuarëve në Itali