MENU
klinika

Koronavirusi

Francezët nuk do e harrojnë që Macron i mashtroi…

31.03.2020 - 15:12

2020-a filloi në Francë me një grevë nga punonjësit kombëtar të hekurudhave, të cilët ishin duke protestuar masivisht kundër reformave të sistemit të pensioneve.

Kjo krizë u përhap menjëherë në një pjesë të rëndësishme të popullsisë franceze, e cila sfidoi pushtetin ekzekutiv të konsideruar si elitist.

Dy muaj më vonë, Franca është përballur me një krizë shëndeti, virusi, covid-19, i cili ishte me origjinë nga Kina dhe preku shpejt të gjithë botën. Prandaj Macron po përballet me një sfidë të madhe: një vend tashmë në krizë, i cili nuk beson më tek presidenti i tij.

Së pari duhet të theksohet se në fillim qeveria nuk e mori seriozisht.

Zëdhënësja e qeverisë, Sibeth Ndiaye, gabimisht deklaroi se masa drastike si mbyllja e shkollave në Francë nuk ishin të nevojshme dhe se “qytetarët francezë duhet të vazhdojnë të jetojnë normalisht”.

Disa ditë më vonë, Emmanuel Macron shkoi me gruan e tij në teatër, për të inkurajuar francezët “të vazhdojnë të dalin pavarësisht pandemisë së koronavirusit”. Ai madje pohoi: “Jeta vazhdon. Nuk ka asnjë arsye, përveç popullatave në nevojë, që të ndryshojmë rutinën tonë. ”

Një javë më vonë, Macron foli për herë të parë me francezët që nga fillimi i krizës shëndetësore, me një ton krejtësisht tjetër. “Franca po përballet me krizën më të rëndë shëndetësore në një shekull”.

Me këto fjalë Emmanuel Macron e pozicionoi veten si udhëheqës të një lufte të një lloji tjetër. Ndër të tjera, ai njoftoi mbylljen e shkollave (e cila ishte në kundërshtim të plotë me komunikimin më të fundit të qeverisë).

Pastaj Edouard Philippe, Kryeministri, njoftoi një përforcim të masave të “distancës sociale”, me mbylljen e të gjithë vendeve si: restorante, kafene, kinema, klube të natës.

Ndalimi i lëvizjes për të paktën 15 ditë u njoftua nga Macron.

Në këtë kontekst, si mund që popullata franceze të mos kritikojë ekzekutivin për krizen? Si mund të ndjehen te sigurt kur vetë qeveria duket se është e humbur?

Sa i përket maskave, stoqet ishin shpejt bosh dhe duke shtuar gabimin e qeverisë, francezët u gënjyen në fillim të krizës duke thënë se maskat ishin të kota nëse nuk ishim të sëmurë.

Një absurditet tjetër politik është fakti që qeveria ka lejuar raundin e parë të zgjedhjeve bashkiake, edhe pse vazhdimisht ka urdhëruar francezët “të qëndrojnë në shtëpi”.

Pasojat që ndoshta do të jenë të rënda duke marrë parasysh të gjitha ato që u thanë më lart. Një krizë që vë në pikëpyetje globalizimin, Bashkimin Evropian, shtetin e mirëqenies, shërbimet publike, zinxhirët e prodhimit dhe shumë më tepër.

Është e qartë se disa gjëra do të ndryshojnë, se presidenti do të duhet të qeverisë pasi një krizë ekonomike do të godasë rëndë botën.

Nëse qeveria do të arrijë ta shndërrojë një krizë në një mundësi, është ndoshta shumë herët për ta treguar.

Çfarë është e sigurt është se ai do të bëhet përgjegjës për mashtrimet e tij në një kohë kur popullata duhet të dijë saktësisht se çfarë po ndodh dhe ku po shkojmë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tani francezët janë mirënjohës...

Kjo është kriza që i duhej Macron-it!