MENU
klinika

Shmanget tragjedia

Gjendet lëndë plasëse në stadiumin e Kosovës

14.03.2020 - 17:12

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një prej stadiumeve të Kosovës. Në ambientet e stadiumit “Rexhep Rexhepi” të skuadrës së Ferronikelit është gjetur lëndë plasëse, që është pikasur nga një prej punëtorëve të impiantit.

Nuk dihet akoma se cili është shkaku i kësaj ngjarje dhe me ç’qëllim është vënë ajo lëndë plasëse në stadiumin e një prej klubeve më të mëdha në Kosovë, teksa edhe atje futbolli është ndalur, pas shfaqjes së coronavirusit.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe shqyrtimin e pistave të ndryshme që kanë çuar autorët në një veprim të tillë. Fatmirësisht plani i tyre nuk është zbatuar deri në fund, sepse nëse do të materializohej një skenar i tillë, do të kishim një tragjedi në përmasa të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN