22.03.2020 - 13:36
INGREDIENTËT
- 4 gjokse pule
- 1 lugë gjelle hudhër pluhur
- Pak spec të kuq pluhur
- Kripë, piper
- 12 degë asparag
- 1 filxhan me domate të thara
- 4 feta djathë mozzarella
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
- Gjokset e pulës i lani mirë dhe i marinoni me kripë, piper, hudhër dhe spec të kuq pluhur.
- Gjokset e pulës i ndani pak përgysmë, por jo krejtësisht.
- Tek secila prej tyre fusni 3 asparag, 2 domate të thara, nga 1 fetë mozzarella.
- Tani i vendosni në një tigan dhe i skuqni për 5 minuta nga secila anë.
- Në fund i vendosni në një tavë të gjitha gjokset e pulës dhe i fusni në furrë të piqen për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.