MENU
klinika

Mblidhen 500 mijë euro

Gol kundër Covid-19, Milan bën gjestin e madh

28.03.2020 - 15:47

Në këto ditë të vështira bie në sy edhe humanizmi. Milan, klubi legjendar i Serie A, ka mbledhur 500 mijë euro për luftën kundër COVID-19 deri më tani. Klubi kuqezi ka dalë me një deklaratë publike:

“Është një moment historik, i përkohshëm, natyrisht, sepse do të mundemi të ngrihemi përsëri. Ky donacion u arrit përmes një loje ekipore, që po bashkon të gjithë komunitetin kuqezi, klubin dhe tifozët nga e gjithë bota; duke kaluar nga lojtarët, menaxherët, punonjësit dhe ‘Milano Club’.

Të gjithë kanë dhënë dhe mund të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, për të mbështetur punën e të gjithëve që po luftojnë në vijën e parë për të zhdukur virusin. E gjithë shuma, e cila tani arrin gjysmë milioni euro, do të përdoret për blerjen e respiratorëve të tjerë, të pajisjeve dhe materialeve mjekësore.

Numri i llogarisë është akoma aktiv, çdokush mund të bashkohet me këtë fushatë, së bashku me fondacionin e Milanit. Pra, vazhdoni të dhuroni përmes platformës së mbledhjes së fondeve.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin