MENU
klinika

Zgjedhje e imponuar

Historia e bluzës së Juves, pse u zgjodh bardhezi

28.03.2020 - 18:26

Juventus është një nga klubet legjendare të Italisë, ndër më të vjetrit, por jo klubi i parë. Shoqëria është krijuar në vitin 1897. Por nëse mendoni se Juventus ishte veshur bardhezi që atëherë, gaboheni.

Deri në vitin 1903 Juventusi vishej me këmisha ngjyrë rozë me një kravatë të zezë si të ishin kamarierë. Këto uniforma ishin një problem. Nuk ishin material i mirë dhe kur laheshin, u dilte boja e hynin në ujë. Një nga anëtarët, Savage, kishte një mik në klubin anglez të Notts County.

Ai i kërkoi atyre t’u siguronin disa uniforma cilësore dhe elastike për djemtë e ekipit të tij, sepse nuk kishin mundësi financiare për t’i blerë vetë. Klubi nga Nottingham e pranon kërkesën. I paketoi bluzat dhe i nisi drejt Torinos. Fanellat ishin me ngjyrat bardhezi dhe që atëherë Juve luan me ato ngjyra.

Kështu, ngjyrat e zgjedhura nga skuadra torineze nuk janë aspak diçka simbolike, por nga rozë në bardhezi u kthye prej mungesës së financave për të pasur një uniformë unike. Ngjyra që ndoshta i kanë dhënë fat, për faktin se që atëherë skuadra e Juventusit pësoi një ngjitje lineare.

Më interesantja është se klubi i Notts County-t sezonin e kaluar ishte pranë falimentit sa nuk kishte mundësi të siguronte bazën materiale, përfshirë edhe uniformat.

Ata i dërguan një letër Juventusit që t’i ndihmonte të siguronin bazën materiale. Përgjigja e Juventusit ishte pozitive, por Notts County nuk arriti t’i merrte uniformat për shkak të çështjeve komerciale, por kjo shërbeu që “Puma” të firmoste vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën angleze të League One.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhezinjtë thyejnë parashikimet

Juventusi publikon fanellën që habiti Italinë!