MENU
klinika

"Efekti koronavirus"

Industria e filmit dëmet më të mëdha në 2 dekada

16.03.2020 - 16:02

Sipas  përllogaritjeve të të ardhurave për kinemanë, kjo fundjavë shënoi nivelin më të ulët në dy dekadat e fundit. Kjo, si pasojë e frikës që përhapja e koronavorusit ka shkaktuar në publik, duke bërë që qytetarët të mbyllen nëpër shtëpi dhe t’u shmangen mjediseve publike, përfshirë edhe kinematë.

Sipas “Deadline”, shitja e biletave në kinematë e Amerikës Veriore, arriti të arkëtojë vetëm 55 milionë dollarë. Shifra të tilla ishin shënuar vetëm në fundjavën e 15 shtatorit të vitit 2000, kur kinematë arkëtuan vetëm 54.4 milionë dollarën nga shfaqja e filmave “The Watcher”, “Bait” dhe “Bring It On.”

Suksesin më të madh, këtë fundjavë e kishte shënuar filmi i ri i animuar, “Onward”, që brenda tri ditëve të para të shfaqjes,  mblodhi gjithsej 10 milionë dollarë. Pas tij, renditen filmat, “I Still Belive” me 9.5 milionë dollarë të arkëtuara, “Bloodshot” me 9.3 milionë dollarë, “The Invisible Man” me 6 milionë dollarë të fituara dhe “The Hunt”, me 5.3 milionë dollarë. Industria e filmit është ndikuar jashtëzakonisht nga pandemia e koronavirusit. Të dielën u bë e ditur, se kjo sëmundje besohet se do t’i kushtojë industrisë së filmit, rreth 20 miliardë dollarë.

Humbjet tashmë e kanë tejkaluar shifrën prej 7 miliardë dollarësh, pasi puna në disa projekte të mëdha filmike është pezulluar ose janë shtyrë datat e publikimit të këtyre filmave të shumëpritur dhe me buxhet të lartë. Mes të tilla projekteve të mëdha, janë filma si: “A Quiet Place II”, “Mulan”, “No Time To Die”, “The Batman” etj.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB

“Koha për t’u përgatitur jo për panik”