MENU
klinika

Kanosi ish-bashkëshorten

Ish-futbollisti i Kombëtares arrestohet nga Policia

27.03.2020 - 12:03

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, është arrestuar për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje.

42-vjeçari u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte. Mësohet se Duro ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, teksa ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje së fundmi.

Ngjarja ka ndodhur më 24 mars, ku ish-futbollisti i Kombëtares ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, duke e kanosur këtë të fundit, e cila ka lajmëruar policinë. Duro, pasi është arrestuar është dërguar në Komisariatin nr.1.

NJOFTIMI I POLICISE

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Më pas, ish-bashkëshortja ka firmosur edhe kallëzimin ndaj futbollistit, i cili gjendet në telashe. Pritet qëish-futbollisti të  dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për veprën penale, pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, që e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes. Duro rrezikon nga gjobë, deri në 3 vite burg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN