“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kam shpesh problem me marramendjen, kam nevojë për një këshillë!
Përgjigjet mjeku: Te pacientët që kanë marramendje dhe kanë sëmundje sistemike, do të rekomandoja që t’i mbanin nën kontroll sëmundjet sistemike që kanë. Pra, pacientët që kanë tension, diabet, probleme të shtyllës kurrizore, apo dhe probleme autoimunime që prekin veshin e mesëm, si: artriti rheumatoid, spondiliatroza, sëmundje të tjera reumatizmale, që shoqërohen me prekje të veshit të mesëm. Këta pacientë të bëjnë një kontroll periodik te mjeku dhe të mos dalin në temperature të larta. Tani që nisin dhe pushimet, të bëjnë kujdes që të mos ekspozohen gjatë pikut të vapës. Kur kemi një krizë duhet të paraqitemi në urgjencë për të bërë matjen e parametrave vitale, për të përcaktuar nëse është një sëmundje centrale, pra një patologji centrale si nga truri a po vjen ne kuadrin e semundjeve të tjera sistemike.Dhe në momentin që ngelet një sëmundje periferike do kalojë nga mjeku ORL për të parë pjesën e marramendjes që vjen nga veshi i brendshëm apo i mesëm.
Diagnostikimi behet me otoscopi, audiogramë dhe videonistagmografi që është metoda e fundit ekzaminuese për të ndarë një patologji centrale me një periferike nga veshi. Për pacientët e diagnostikuar me problem të veshit të brendshëm, e cila nuk na kompromenton jetën, por është sëmundje kronike, do t’u sugjeroja që të bënin një jetë sa më të shëndetshme gjatë periudhës së plazhit dhe dieta që do rekomandoja është: Dietë pa alkool, duhan, pa kripë dhe pa kafeine, pra një përdorim sa më të reduktuar të kripës dhe substancave me kafeinë si kafe, çajra të ndryshëm, koka kola, çokollatë, pije energjike etj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.