MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kërpudha të pjekura me hudhra

19.03.2020 - 15:14

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona
Kërpudha me hudhra të pjekura deri në perfeksion!

INGREDIENTËT

  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 6-8 thelpi hudhra të qëruara
  • Pak kripë, piper
  • Trumzë e freskët
  • 500 gram kërpudha

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
  2. Në një tas të madh bashkoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë.
  3. Kërpudhave duhet t’i pastroni cipën dhe t’i prisni në copa të vogla.
  4. Tani i vendosni në një tavë, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
  5. I fusni në furrë për 20 minuta.
  6. I shërbeni të ngrohta me pak trumzë sipër. Ju bëftë mirë!