MENU
klinika

Rikthimi gradual...

Kina hap kinematë

19.03.2020 - 15:40

Pas dy muajsh izolimi, Kina tashmë rihap kinemanë e parë, pas shpërthimit të pandemisë. Kinemaja “Zhongying Golden Palm” në Urumqi, i ka hapur dyert për publikun, fillimin e kësaj jave. Mësohet se kinemaja ishte mbyllur prej datës 26 janar./Konica.al

Në uebfaqen zyrtare, lajmërohen të gjithë artdashësit për shfaqjen katër filmave kinezë, këta në 22 orare të ndryshme. Megjithatë, ditën e parë nuk pati asnjë të pranishëm.

“Nuk mund të rrimë të mbyllur, përgjithmonë. Gjithçka mund të bëjmë, është të bashkëpunojmë me njoftimet dhe rregullat e shtetit, duke pasur shumë kujdes. Po ashtu, në fillim do të shohim sesi po reagon publiku ndaj rihapjes së kinemasë. Nëse nuk do të ketë filma të rinj për të shfaqur, atëherë nuk ka ndonjë ndryshim nëse e mbajmë kinemanë të hapur apo jo. Për momentin, kemi vetëm këta pak filma dhe duhet të presim, për të parë nëse situata do të ndryshojë, për të publikuar projekte të reja,” – citohet të ketë thënë drejtuesi i kësaj kinemaje, për “Sohu Entertainment”.

Një numër i madh filmash dhe projektesh televizive janë shtyrë për shkak të pandemisë, mesin të cilëve: “No Time To Die”, “Fast and the Furious 9”, “A Quiet Place 2”, “Mulan”, “Black Widow”, “The NeW Mutants”, “Antlers”, “Peter Rabbit 2: The Runaway”, “The Lovebirds”, “Blue Story”, “The Artist’s wife”, “The Truth”, “Antabellum”, “Spiral: From the Book of Saw”, “Run”, “The Personal History of David Copperfield” dhe “The Woman in the Window”.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al