MENU
klinika

Nga The Washington Post

Kina nuk hoqi dorë as këtë herë nga propaganda e gënjeshtrat!

18.03.2020 - 18:13

Autoritetet kineze janë angazhuar për të rishkruar historinë e epidemisë së koronavirusit.

Fushata për të errësuar të vërtetën, në lidhje me origjinën dhe detajet e virusit po rrezikon jetë anembanë globit.

Të martën, gjatë një konference për shtyp të Departamentit të Shtetit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kritikoi Partinë Komuniste Kineze për fshehjen e informacionit dhe përhapjen e narracioneve të rreme për koronavirusin. Ai kritikoi gjithashtu Pekinin për vendimin e tij për të dëbuar të gjithë gazetarët amerikanë nga The Post, New York Times dhe Wall Street Journal.

“Fushata e dezinformimit që ata po zhvillojnë është krijuar për të zhvendosur përgjegjësinë,” tha ai.

“Ne e dimë që qeveria e parë që ishte në dijeni të virusit Wuhan ishte qeveria kineze. … Dhe u desh shumë kohë që bota të ndërgjegjësohej për këtë rrezik”, tha ai.

Kjo është vetëm e fundit në një seri akuzash publike të shkëmbyera nga qeveritë amerikane dhe kinezeper  koronavirusin.

Lufta për informacionin e SHBA dhe Kinë është ngatërruar me betejën politike.

Presidenti Trump e quajti të hënën Covid-19 “virusi kinez”. Për shumë, është koment racist. Për shumë të tjerë është një mënyrë e mirë kundër dezinformimit të Pekinit.

Fushata e dezinformimit të Kinës ka dy faza. E para është kontrolli I narrativës për trajtimin e krizës nga Pekini. Kjo është arsyeja pse qeveria kineze nuk pranon më që virusi e kishte origjinën në Wuhan, edhe pse Presidenti Xi Jinping e kishte pranuar më parë publikisht.

“Shkencërisht, ne duhet të dimë se si pacienti i parë u infektua,” tha Xiao Qiang, një shkencëtar në Shkollën e Informacionit në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.

Bashkëpunimi shkencor me Kinën është thelbësor në muajt në vazhdim por nuk mund të korruptohet nga ndërhyrjet politike.

“Ne do të kemi nevojë të punojmë me Kinën dhe disa vende të tjera,” tha Xiao. “Kjo është një arsye më shumë se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për të thënë të vërtetën.”

Ambasadori kinez në Afrikën e Jugut shkroi në Twitter të hënën se virusi mund të mos e ketë origjinën në Kinë. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze ka thënë se Ushtria e SHBA “mund të jetë” përgjegjëse.

Këto gënjeshtra qarkullojnë në internetin e kontrolluar nga Kina. Shtetet e Bashkuara nuk janë objektivi i vetëm; Zyrtarët kinezë në Tokio i janë referuar virusit si “koronavirusi japonez”.

Arsyeja pse Pekin po i luan këto lojëra është e qartë: Partia Komuniste Kineze e bazon legjitimitetin e saj mbi idenë se është e pagabueshme.

Të gjitha kritikat ndaj partisë janë censuruar, dhe të gjithë kritikët janë zhdukur.

Partia mbron veten duke u mohuar njerëzve të vet të drejtën e së vërtetës. Por fushata propagandistike e Pekinit tani po rrezikon jetë në të gjithë botën.

Qeveria kineze duhet të pranojë realitetin e origjinës së koronavirusit dhe të zbulojë gjithçka që di tani, në mënyrë që të gjithë të mund të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje për pandeminë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al