MENU
klinika

Kosova humb dy pozicione

Kombëtarja e femrave ngjitet në renditjen e FIFA-s

27.03.2020 - 13:20

Kombëtarja shqiptare e femrave është ngjitur në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka ngjitur dy pozicione në 3 mujorin e fundit dhe tashmë pozicionohet në vendin e 75-të, duke parakaluar përfaqësuesen e Azerbajxhanit dhe atë të Kazakistanit.

Në dhjetor ekipi ynë kombëtar i femrave renditej në vendin e 77-të. Kjo ngjitje erdhi si pasojë e fitores në Qipro 2-0 kundër përfaqësueses së këtij vendi, ndeshje e zhvilluar më 11 mars, pa praninë e publikut, në kuadër të masave të marra ndaj Covid-19.

Kjo ishte edhe fitorja e parë e Shqipërisë në grupin kualifikues për Kampionatin Europian pas 4 humbjeve radhazi dhe tashmë vajzat kuqezi renditen jo më në vend të fundit, por në vendin e katërt, duke lënë pas pikërisht Qipron.

Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës ka humbur 3 pozicione në renditje dhe tashmë ndodhet në vendin e 125-të. Sa i takon vendeve të para, kryeson përfaqësuesja e SHBA-së, e ndjekur nga Gjermania. Vendin e tretë e ka marrë Franca, që lë pas Holandën.

Edhe Brazili ka fituar një pozicion, duke u ngjitur në vendin e tetë. Interesant është fakti që në top 1- është futur edhe përfaqësuesja e Koresë së Veriut, duke zbritur në vendin e 11-të Japoninë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN