MENU
klinika

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm

Konsumoj duhan, jam i ekspozuar më lehtësisht ndaj koronavirusit?

07.03.2020 - 10:20

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndejte, prej vitesh jam duhanpirës. A rrezikohem prej koronavirusit, sepse shpesh kollitem dhe i ndjej mushkëritë shumë të lodhura?

Mjeku: Nëse jeni një duhanpirës i rregullt, gjasat që mushkëritë tuaja të dëmtohen janë të mëdha!

Së fundmi, nisur nga përhapja e Covid-19 që dëmton mushkëritë, ka vendosur në qendër të studimeve rastin e personave duhanpirës. Statistikat tregojnë se në Kinë burrat e diagnostikuar me Covid-19 përbëjnë pak më shumë se gjysmën e rasteve të infektuara. Pirja e duhanit mund të jetë një faktor i rëndësishëm përsa i përket infektimit.

Ekzpozimi ndaj duhanit dhe produkteve të tij dëmton aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe këtu nuk përbën përjashtim as koronavirusi. Koronavirusi sulmon sistemin respirator (të frymëmarrjes) dhe mushkëritë janë organi më i rëndësishëm i këtij sistemi për shkak se bëjnë shkëmbimin e gazeve oksigjen dhe dyoksid karboni, shkruan Anabel. Thënë kjo, që duhanpirësit mund të jenë më të ndjeshëm ndaj koronavirusit sepse organizmi i tyre ka më pak aftësi për të shmangur infeksionin. Megjithatë, unë iu sugjerojë të kryeni një analizë dhe kështu sigurohuni dhe për koronavirusin. Ju këshillojë gjithashtu dhe të bëni një grafi të mushkërive. Mos harroni të pakësoni sa më shumë duhanin deri në lënien e tij.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.