MENU
klinika

Mbyllen vendkalimet kufitare

Koronavirus/ Serbia shtrëngon masat

20.03.2020 - 08:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se të gjitha vendkalimet kufitare në Serbi – rrugore dhe hekurudhore, do të mbyllen në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

Masa hyri në fuqi të premten në 8 pasdite. Të enjten, i gjithë trafiku tregtar ajror u pezullua. “Ne presim një rritje të numrit të të infektuarve në ditët në vijim”, tha presidenti, duke shtuar se Klinika e Sëmundjeve Infektive në Beograd është pothuajse e mbushur me pacientë.

Deri më tani dy të infektuar kanë dalë nga spitali dhe tre të tjerë pritet të dalin të premten. Numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi ka arritur në 103 persona.

kolana e librave

Vuçiç tha se në vendet e tjera, pasi kaloi numrin e 100 pacientëve, filloi rritja më e shpejtë e numrit të të infektuarve. Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në fund të dhjetorit 2019 në qytetin kinez Vuhan, 159 vende dhe territore në të gjithë botën kanë raportuar raste të COVID-19.

Më shumë se 222,000 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me këtë virus. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar raste dhe qeveritë po vendosin masa të ashpra për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘’Kush ka për të marrë rrogën në fund të muajit…’’

Rama: Jam zgjedhur për të mbajtur barrën më të rëndë në familje…