Në kuadër të masave drastike të marra në të gjithë vendin e institucionet publike kundër përhapjes së koronavirusit, edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit nuk do të lejohen takimet e familjarëve me të burgosurit.
Vendimi për këtë është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Ndërkohë mësohet se ashtu si në institucionet e tjera edhe në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Burrel është bërë dezinfektimi i të gjitha ambienteve, ndërsa personeli është pajisur me masat mbrojtëse të nevojshme si maska, doreza e dezinfektant duarsh.
Pezullimi i takimeve të familjarëve me të burgosurit është bërë pa afate, deri në një urdhër të dytë që do të lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Tiranë.