MENU
klinika

Parashikimi i ekspertëve

Koronavirusi vonon edhe iPhone-t e rinj!

11.03.2020 - 19:22

Ekspertët parashikojnë që shpërthimi i virusit do të ketë një ndikim negativ në prodhimin e modelit 5G dhe SE 2.

Ekspertët e Bankës së Amerikës presin që prodhimi i iPhone 5G dhe iPhone SE 2 të vonohet, transmeton Telegrafi. Kjo është për shkak të shpërthimit të coronavirusit. Siç raporton Bloomberg , shitjet e iPhone 5G duhet të vonohen për një muaj në vjeshtë. Nisja e iPhone SE 2 duhet të “shtyhet për disa muaj”.

Për shembull, fabrikat e iPhone-ve në Kinë, pritet të kthehen në prodhimin normal në mars.

Fabrikat e furnizuesit Hon Hai Precision Industry Co aktualisht punojnë vetëm me një kapacitet prej 50 për qind. Fabrikat e Foxconn në Zhengzhou gjithashtu ulën në mënyrë drastike operacionet e tyre, pasi shumë punëtorë u futën në karantinë, sipas Mashable India.

Ekzistojnë gjithashtu probleme me shpërndarjen e serive më të fundit të iPhone 11.