Ndërsa bota është në panik nga koronavirusi, disa hakera kanë shfrytëzuar rastin për ta keqpërdorur për qëllimet e tyre. Mediat e huaja kanë zbuluar se po qarkullon një e-mail në emër të OBSH-së, por në fakt vendndodhja e hakerave është e panjohur.
Qëllimi kryesor i mesazheve të tilla është ta bindni përdoruesin të klikojë në një link, të shkarkojë një lloj shtojce, të verifikojë adresat e postës elektronike ose të japë detaje personale, duke përfshirë fjalëkalimet, që të vjedhin të dhënat në internet.
Kompanitë që merren me sigurimin e të dhënave në internet, bëjnë thirrje që të mos bini preh e emrit të dërguesit të e-mailit, të shikoni me kujdes linkun se ku të dërgon ky e-mail dhe të lexojnë me vëmendje nëse teksti ka gabime gramatikore.
Nëse merrni një e-mail të tillë nuk duhet që të jepni asnjë të dhënë private, si emrin e përdoruesit apo fjalëkalimin. Nëse e bëni një gjë të tillë dhe klikoni “verifiko”, të dhënat e mbledhura do të transferohen në një server, i cili mbahet nga hakerat.
Më pas, do t’ju hapet faqja zyrtare e OBSH-së, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.