MENU
klinika

OBSH, Ranieri Guerra: Më pas nis...

“Kulmi i përhapjes së COVID-19 në Itali është këtë javë”

25.03.2020 - 13:39

Ngadalësimi i shpejtësisë së rritjes (i kurbës së infeksioneve) është një faktor jashtëzakonisht pozitiv, deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së për Italinë, Ranieri Guerra për ”Radio Capital”.

”Në disa rajone mendoj se ne jemi afër pikës së rënies së kurbës në vetvete, kështu që kulmi mund të arrihet këtë javë dhe pastaj të bjerë”, theksoi ai lidhur me pandeminë e koronavirust.

“Unë mendoj se kjo javë dhe ditët e para të javs së ardhshme do të jenë vendimtare sepse do të jenë momentet kur masat qeveritare të 15-20 ditëve më parë duhet të japin efekt”, tha Guerra.

”Pritet të shihet që kurba të bjerë më shpejt në këto 5-6 ditë. Ndërkohë, për sa i përket niveleve të vdekshmërisë, ne presim t’i shohim ato të bien disa ditë me vonesë”, deklaroi Guerra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”