MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kuskus me perime

06.03.2020 - 15:05

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona
Tani ka ardhur koha ta konsumoni më shumë kuskusin, për prakticitetin në përgatitje dhe për vlerat e mira që ka për organizmin tonë!

INGREDIENTËT

  • 500 gram kuskus
  • 7-8 domate qershi
  • 1 kokërr qepë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1-2 speca
  • 1 avokado
  • 1 tufë majdanoz i copëtuar imët
  • 4 kokrra vezë
  • Vaj ulliri
  • Lëng limoni
  • Kripë, piper
  • bishta qepësh

UDHËZIMET

  1. Vendosim fillimisht në zjarr ujë (masa 1 me 2 me kuskusin) të vlojë. Shtojmë tek uji 1 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper, e trazojmë dhe hedhim kuskusin.
  2. E largojmë tenxheren nga zjarri dhe e lemë kuskusin mbuluar me pecetë kuzhine të rrisë volumin për rreth 10-15 minuta.
  3. Ndërkohë të gjitha perimet i presim në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një sallatirere. Pasi kuskusi të jetë gati e shtojmë tek perimet.
  4. Rregullojmë shijen me vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper.
  5. Ziejmë vezët poshe (surbull) dhe i vendosim në çdo tas sallate që do të servirim.