MENU
klinika

"Receta e mamit"

Lulelakër krokante me limon

22.03.2020 - 13:38
  • Persona: 4
  • Koha e përgatitjes: 10 minuta
  • Koha e gatimit: 20 minuta
Me këtë metodë e gjithë familja juaj do e “përlajë” lulelakrën!

INGREDIENTËT

  • ¾ filxhanë me qumësht
  • Lëkura 2 limonave
  • Lëngu i 2 limonave
  • ½ filxhan me galetë
  • Kripë, piper
  • 1 lulelakër
  • Vaj luledielli për skuqje

UDHËZIMET

  1. Në një tas të vogël bashkoni qumështin dhe lëngun e 2 limonave. I lini mënjanë për 10 minuta.
  2. Në një tas shtoni miellin.
  3. Ndërkohë në një tas tjetër bashkoni galetën, lëkurën e 2 limonave, kripë dhe pipër të zi.
  4. Lulelakrën e ndani në copa të vogla. Filloni i lyeni copat me radhë tek të tria masat.
  5. Në fund i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj luledielli të nxehur. Ju bëftë mirë!