MENU
klinika

12 vite burg kush....

Masat për Covid-19/ Serbia ndjek shembullin e Italisë

19.03.2020 - 08:39

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë vendimet për të qëndruar në karantinë.

Nëse ndonjë person do të shkelë vetëizolimin si pasojë e koronavirusit dhe për shkak të infektimit të mundshëm të personit tjetër që mund të çojë në përfundim fatal, atëherë do të dënohet deri në 12 vjet burg. Italia mori masë të ngjashme një ditë më parë.

Masat e tilla janë njoftuar sonte nga kryeministrja Ana Brnabiç, pasi Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Serbia deri më sot ka 89 raste të konfirmuara me koronavirus teksa qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Vendi ballkanik nuk ka ende viktima dhe vetëm një të rekuperuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës