MENU
klinika

Rudina Dembacaj flet për historinë e saj

“Mekaniku është goxha çun, Marku është super burrë”

16.03.2020 - 08:54

Rudina Dembacaj ka qenë ditën e sotme e ftuar në programin ‘E diell’ ku është përgjigjur plot sportivitet përballë pyetjeve të gazetarit Ervin Kurti.

Ajo ka treguar duke qeshur se Marku në fakt është një partner që nuk di të bëjë dhurata, por fëmijët e tij i sugjerojne se si të veprojë.

Më tej, Dembacaj ka rrëfyer edhe detajet nga takimet me Markun duke pohuar se ishte ajo e para që e kuptoi se kishte rënë në dashuri me të pasi mezi priste që ta takonte.

“Si le mekanikun për ish-deputetin”, ishte pyetja tjetër, të cilës Rudina vendosi t’i përgjigjet duke u treguar transparente.

“Tani të them të drejtën, unë i kam dhënë provat që kam shije. Mekaniku është goxha çun, Aleksi dhe Marku që është një super burrë”, u përgjigj Rudina.

Ajo pohoi gjithashtu se komentet negative në ditët e para kur pranoi lidhjen me Frrokun i kanë ndikuar në shëndet, duke i shkaktuar rrahje të shpeshta zemra, për të cilat tentoi të marrë dhe qetësues. Më pas Rudina tregoi se thjesht po bënte atë që donte dhe arriti të kthehej në normalitet.

Kujtojmë se që prej momentit kur aktorja e humorit pranoi lidhjen e saj të dashurisë, ka ndarë momente të ndryshme pranë Markut dhe fëmijëve të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kur dikush prek fëmijën tënd..."

I rrahën vajzën e vogël, përlotet Rudina Dembacaj

Shkak romanca me ish-deputetin ‘problematik’

Rudina Dembacaj i jep fund martesës