MENU
klinika

Gjermanët, të lehtësuar që ajo nuk është larguar ende...

Merkel, përgjithmonë “kancelarja e krizave”!

20.03.2020 - 16:53

Angela Merkel nuk mban asnjëherë fjalime televizive, përveç atyre të Vitit të Ri.

Kështu që gjermanët e dinin se diçka po ziente kur kancelarja e tyre u shfaq në ekranet e tyre të mërkurën në mbrëmje.

Vetëm disa ditë më parë, ajo i kishte thënë vendit, se deri në 70 përqind e qytetarëve të saj mund të prekeshin nga koronavirusi. Ajo do të mbyllte shkollat dhe klubet, kinematë dhe muzetë, për të luftuar përhapjen e virusit.

Në stilin e saj flegmatik, Merkel i tha vendit drejtpërdrejt, se Gjermania nuk ishte përballur me ndonjë sfidë më të madhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Image result for merkel coronavirus

Është e qartë se një pjesë e mirë e gjermanëve u lehtësuan që Merkel është ende në krye, 15 vjet pasi ajo u bë udhëheqëse. Sidomos kur ata shikojnë në të gjithë Evropën kryeministra si Boris Johnson dhe përtej Atlantikut, presidentin amerikan Donald Trump.

Ajo është duke u larguar, pasi ka thënë që nuk do të kandidojë përsëri vitin e ardhshëm. Pra, ajo është një patë e çalë, por ende jo e pjekur.

Mënyra e Merkel për të përballuar pandeminë, diku midis anarkisë së përgjigjes britanike dhe bllokimit të plotë të Francës dhe Italisë, është kritikuar shumë. Ajo duhet të kishte vepruar më shpejt për të mbyllur të gjitha dyqanet dhe t’i urdhëronte njerëzit të qëndrojnë brenda, sipas kritikëve dhe armiqve politikë.

Por përgjigjja e saj më e moderuar, e cila mund të ndryshojë lehtë brenda dy ditëve të ardhshme, buron nga historia dhe përvoja unike e Merkel. Për një arsye, ajo është shkencëtare, që ka studiuar fizikë dhe ka marrë një doktoratë në kimi kuantike.

Merkel i shqyrton problemet me syrin e ftohtë dhe të gjykueshëm të një shkencëtari.

Image result for merkel coronavirus

Ajo tha shumë në fjalimin e saj televiziv: “Për dikë si unë, për të cilin liria e udhëtimit dhe liria e lëvizjes ishin një e drejtë, kufizimet e tilla mund të justifikohen vetëm nëse ato janë absolutisht të domosdoshme”.

Siç shkruante gazeta Die Zeit këtë javë, “kancelarja e krizave është kthyer.” Kjo do të thotë, se ajo është ende i njëjti person që ka vepruar me vendosmëri gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe fluksit të refugjatëve shtatë vjet më vonë.

Pandemia u shfaq në një moment aspak të mire politikisht për kancelaren.

Ky moment do të ndikojë shumë tek reputacioni i Merkel, në një mënyrë apo tjetër.

Duket e vështirë të besosh që vetëm disa muaj më parë, vendi po festonte 30 vjetorin e ribashkimit. Ishte vetëm nëntor, por duket si rreth 500 vjet më parë.

Tani, Merkel duhet të përballet me një sfidë përfundimtare përpara se ajo të japë lamtumirën. Është ngushëlluese për gjermanët, të dine se, të paktën tani për tani, kanë një të rritur në krye.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Globe And Mail/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shifrat e kuqe" mbulojnë ekranet

CNBC/ Bursat europiane “humbasin kontrollin”

Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?

Asnjë ndihmë për vendet e Evropës...

A po tregohet egoiste Gjermania?