MENU
klinika

Kupa e Gjermanisë

Mjafton 1 gol, Bayern Munchen në gjysmëfinale

03.03.2020 - 22:54

Bayern Munich nuk ndalet as në Kupën e Gjermanisë, teksa ka arritur të sigurojë kalimin në gjysmëfinale, pasi ka triumfuar me shifrat 0-1 në fushën e Schalke 04.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, por me kalimin e minutave miqtë nga Mynihu dominuan gjithçka. Rastet e krijuara arritën të konkretizoheshin në minutën e 40- të, kur Kimmich goditi saktë në zhvillimet e një goditje nga këndi.

Pjesa e dytë vijoi në të njëjtën melodi, me Bayernin që kishte nën kontroll gjithçka dhe arriti të administronte çdo gjë në mënyrë perfekte deri në fund. Kështu, bavarezët sigurojnë gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, ku janë favorit kryesor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN