MENU
klinika

"Kur kuptojnë që po vdeisn, të luten për…"

Mjekja italiane rrënqeth me rrëfimin për pacientët me koronavirus

21.03.2020 - 15:46

Një mjeke italiane tregon momentet rrëqethëse të një pacienti të prekur me koronavirus, që është duke vdekur në spital dhe i lutet që të paktën të përshëndetet për të fundit herë me të dashurit e zemrës.

Doktoresha Francesca Cortellaro, e cila punon në spitalin San Carlo Borromeo në Milano, rrëfen se pacientët e infektuar me virusin e rrezikshëm vdesin të vetëm në spital.

Duke folur për gazetën italiane Il Giornale, mjekja shprehet se “A e dini se çfarë është më dramatike? Të shoshësh pacientët që vdesin vetëm, e t’i dëgjosh ata ndërsa të luten t’i thonë lamtumirë fëmijëve të tyre dhe nipërve dhe mbesave. Ata janë të kthjellët, nuk hyjnë në narkolepsi. Është sikur të ishin duke u mbytur, por me kohën e kuptojnë se po vdesin”.

Doktoresha tha se ndihmoi një gjyshe që po vdiste t’i jepte lamtumirën mbesës. Duke përshkruar ato momente që i pa me sytë e saj, mjekja tha: “Nxora telefonin dhe e telefonova me videocall. I thanë lamtumirë njera-tjetrës. Deri tani kam një listë të gjatë të video-telefonatave. Unë e quaj atë një listë lamtumire.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin