MENU
klinika

Thaçi flet për takimin me Vuçiç

“Moment historik, do e çoj Kosovën dhe Serbinë drejt…”

04.03.2020 - 11:01

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për takimin në Shtëpinë e Bardhë për të cilin ka thënë se beson se do të jetë moment historik i cili do ta dërgojë Kosovën dhe Serbinë në një të ardhme të afërt drejt marrëveshjes përfundimtare. Ai ka thënë se ky moment i angazhimit të SHBA-ve duhet shfrytëzuar.

“Nisma ishte e duhur edhe pse kanë kaluar më tepër se dy dekada nga përfundimi i luftës. Nga rezultatet e hulumtimit del se qytetarët duan të dinë se çfarë ka ndodhur në luftë. Kjo marrëveshje duhet të sjellë njohjen reciproke si dhe rrugëtim më të përshpejtuar në NATO dhe BE.

Takimi i Uashingtonit dy ditë më parë mes Kosovës e Serbisë mendoj se do të jetë takim i kthesës pozitive, që nën udhëheqjen e Trump, dinamikës dhe mençurisë së Grenell të arrihet marrëveshja në të ardhmen e afërt.

Prandaj këtë momentum dhe mundësi nga Uashingtoni duhet ta shfrytëzojë edhe Kosova, edhe Serbia si garanci për paqe në tërë Ballkanin Perëndimor. Është e një rëndësie jetike për procesin e marrëveshjes përfundimtare që të dy palët kanë besim në liderishipin e Amerikës që përmes tyre mund të arrihet marrëveshja përfundimtare,”- u shpreh Thaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kosova e bekuar me mbështetjen e ShBA-së”

Thaçi takon Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë