MENU
klinika

“Kosova e bekuar me mbështetjen e ShBA-së”

Thaçi takon Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë

03.03.2020 - 08:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa vizita zyrtare. Së fundmi Thaçi ka takur edhe presidentin e Serbisë, Vuçiç.

Takimi u bë në praninë e emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien.

Lajmin e bëri të ditur vetë Thaçi me anë të një postimi në facebook. Ai në postimin e tij shkruan se Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump. Thaçi ka kërkuar t’i jepet mundësia për të raportuar të mërkurën ose të enjten në Kuvendin e Kosovës.

  • Ja postimi i plotë i Thaçit:

Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump. Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.

Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë. SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

E pranon edhe Vuçiç lidhur me Kosovën


Ç'do të thotë ndërtimi i një baze ushtarake ruse në Serbi?

Një dhemb i sëmurë në nofullën e NATO-s…

Takimi pas tensioneve në veri të Kosovës

Çfarë pritet nga ballafaqimi Kurti-Vuçiç në Bruksel