MENU
klinika

"Receta e mamit"

Muffins me banane dhe çokollatë të zezë

25.03.2020 - 17:02

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 35 minuta

Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 3 banane
  • 2 vezë
  • ½ filxhan me kos grek
  • ½ gotë qumësht
  • ½ filxhan me shurup panje
  • 1 lugë çaji vanilje
  • ½ filxhan me kakao të hidhur
  • 1 gotë miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ filxhan me copëza çokollate

UDHËZIMET

  1. Në një të madh shtypni bananet me ndihmën e një piruni.
  2. Shtoni vezët dhe i përzieni mirë.
  3. Më pas shtoni me radhë të gjithë përbërësit e tjerë dhe i përzieni mirë.
  4. Në fund shtoni kakaon dhe copat e çokollatës. I përzieni mirë derisa të arrini një masë kompakte.
  5. Më pas e kaloni masën në formën specifike për muffins dhe e fusni në furrë për 35 minuta në temperaturë 200 gradë.
  6. I lini 10 minuta të ftohen para se t’i shijoni!