MENU
klinika

Autor i disa librave e përkthimeve

Ndahet nga jeta gazetari dhe komentatori sportiv

16.03.2020 - 13:19

Sot të pasionuarit e futbollit shqiptar kanë mësuar një lajm të hidhur. Në moshën 77-vjeçarë është ndarë nga jeta gazetari dhe komentatori i njohur sportiv Aleko Gjergo. Mësohet se ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk e ka mposhtur dot.

Aleko Gjergo mbahet mend jo vetëm si gazetar i njohur sportiv, por edhe autor i disa librave dhe disa përkthimeve. Gjergo ka qenë protagonist në emisionin e njohur radiofonik “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN