MENU
klinika

Nga Rusia me dashuri...

“Ndihmat e Rusisë nuk na bëjnë punë!”

27.03.2020 - 15:02

Pajisjet për të luftuar koronavirusin, dërguar nga Rusia në Itali, vendi më i prekur, veç Kinës, raportohet se është etiketuar “i padobishëm” nga zyrtarët italianë.

Pakoja, e quajtur “Nga Rusia Me Dashuri”, u dërgua në Itali të dielën dhe sipas Reuters, përbëhej nga ventilatorë, dezinfektues, maska, pajisje mbrojtëse dhe komplete testimi. Ajo pason një telefonatë të së shtunës midis presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit të Italisë Giuseppe Conte.

Por sipas Moskës Times, duke cituar një “burim politik të nivelit të lartë” pa emër në gazetën italiane La Stampa, “Tetëdhjetë përqind e furnizimeve ruse janë krejtësisht të padobishme ose me pak përdorim për Italinë,” tha burimi.

Burimi raportohet se vazhdoi të akuzojë Putinin se po niste një ofendim “gjeopolitik dhe diplomatik”.

Marrëveshja u përfundua nga ministritë e mbrojtjes të dy vendeve, shkruante Reuters, ndërsa furnizimet transportoheshin në aeroplanët ushtarakë.

Në ditët e fundit Italia ka kaluar Kinën për sa i përket vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi: Rreth 7,500 njerëz kanë vdekur, ndjekur nga Spanja.

Nathalie Tocci, drejtoreshë e Qendrës së Mendimeve për Çështjet Ndërkombëtare me qendër në Romë, i tha Financial Times se Rusia, duke vepruar me shpejtësi për të dërguar mbështetje, po kërkonte të nxiste edhe më shumë skepticizmin dhe zemërimin italian me BE.

“Rusisë i duhet një fitore e shpejtë, kështu që dëshiron të veprojë shpejt. . . Ajo bën atë që bën gjithmonë Rusia”, tha Tocci për FT.

Putin më në fund shtyu një votim për ndryshimet kushtetuese që do të përcaktonin të ardhmen e tij në pushtet.

Që pasditen e së enjtes, ka të paktën 840 raste të konfirmuara të koronavirusit në Rusi, tregojnë të dhënat nga Johns Hopkins.

Putin ka thënë që rusët do të pushojnë nga puna javën e ardhshme për të ngadalësuar përhapjen e saj.

Përhapja e  shpejtë në Evropë dhe vdekjet e shkaktuara prej tij, ka bërë që spitalet dhe institucionet e kujdesit në Itali dhe Spanjë të mbingarkohen.

Shqetësimet për mungesat e pajisjeve mbrojtëse personale kanë nxitur disa vende të ndidhmojnë dhe përpjekjet për dhurim, por këto shqetësime të fundit ngrenë pyetje se sa efektivë janë këto akte solidariteti.

Përkthyer dhe përshtatur nga Forbes/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financimet e paligjshme nga Rusia

“Russiagate”, Conte i del në mbrojtje Salvinit

Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”

Tallet me presidentin e Këshillin e Ministrave

“Shpërthen” politikani italian: Koronavirusi nuk ekziston