Loredana Zefi, reperja ka lançuar disa orë më parë këngën e saj më të re të titulluar “Angst”.
Në këtë projekt dhe në shumë të tjerë, ajo ka bashkëpunuar me reperin gjerman Zuna, me të cilin mendohet se reperja ka nisur një romancë të re.
Ndërkohë, Loredana duket se i është ritthyer edhe një herë historisë me Mozzik. Duke marrë shkas nga fjalët e shumta të përhapura në rrjet për dyshen e ndarë, reperja tregoi edhe njëherë sa respekt ka për babain e fëmijës së saj.
Në videon e këngës së saj të re të publikuar në Instagram, Loredana dha edhe një mesazh për Mozzik, të cilin mesa duket e ka përmendur në këngë.
“Dhe për Mozzikun, ti je babai i vajzës sime, kështu që lini komentet tuaja tani! Nuk do e tërhiqja kurrë babain e fëmijës tim në pisllik, sepse ka gjëra si prindërimi dhe respekti. Unë nuk po shes askënd për famë”- janë fjalët e reperes.