“Walt Disney” dhe “Universal Pictures”, studiot gjigante të realizimeve kinematografike, lajmërojnë shtyrjen e të dhënave për të ardhurat, si pasojë e mbylljes së kinemave në shumë vende të botës, në kushtet e pandemisë.
Vendimi erdhi pasi arkat në Amerikës Veriore, shënuan fundjavën më të ardhurat më të pakta në dy dekadat e fundit, me shumë pak arkëtime.
“Për shkak të mbylljes së një numri të madh të kinemash, studioja ‘Disney’, përkohësisht do t’i anulojë raportimet globale të arkëtimeve javore. Ju dhe familjeve tuaja, ju urojmë gjithë të mirat dhe ju lutemi të kujdeseni për veten,” – thuhej në deklaratën për mediet, nga “Disney”.
Një deklaratë e tillë u pasua edhe nga “Universal Pictures”.
Studiot filmike, zakonisht japin të dhëna rreth shumës arkëtohen nga projektet e tyre, çdo javë, çfarë mat edhe popullaritetin e filmave të tyre.
Kinema të shumta në Kinë, që është tregu më i madh i të ardhurave për industrinë e Hollivudit, kanë javë të tëra mbyllur, për shkak të koronavirusit.
Javën e kaluar, nga shitja e biletave nëpër kinematë e Amerikës Veriore, u mundësua arkëtimi i shumës më të vogël në 20 vjetët e fundit, me vetëm 55 milionë dollarë, nga e premtja deri të dielën.